Aborti në javën e 10
Fatbardha Nasufi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fatbardha
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si: difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, motra (42 vj. shtatzania e I) ime ka qene ne javen e 10 shtatzane edhe dje ju eshte dasht te abortoj (me vakum) sepse fetusit ju ka ndal zemra. Mjeku ka then se mundet me qene qe ke ndonje problem me gjak (b negativ), por ajo te gjitha analizat i ka be edhe mire i kane dal. A mund te me tregoni sipas jush se cka ka qene ne pyetje qe i ndodhi kjo? Ju faleminderit.