Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Moza jam shtatëzëne në muajin e 7 mirëpo kam dalur anemike, hemoglobinen e kam 102 sa është serioze në këtë muaj të shtatzanise, për momentin jam duke perdorur injeksione Tothem per mi pi para buke dhe me heret kam perdorur disa hapa vaginal per anemi por qe nuk me kujtohet emri per momentin mirepo tani nuk jam duke i perdorur meqenese mjeku nuk mi ka rekomanduar ti perdori perseri, cfare ndikimi kane keto per anemine dhe nese nuk më permiresohet gjendja e gjakut cfare te perdori tjeter? faleminderit për keshillen tuaj.

Adelina Lajqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Sipas shumë klinikave shëndetsore, kur hemoglobina është nën shifrat 100 dhe eritrocitet janë nën 4 miljon, konsiderohet një anemi e lehtë e shtatzënisë. Trajtimi me preparatet e hekurit është mjaft efikas. Por për të përcaktuar nivelin e anemisë, rekomandohet analiza që quhet feritinemia. Tregoja rezultatin e kësaj analize mjekut, për të marë trajtimin suplementar të nevojshëm nëse është e nevojshme. Edhe kur të jenë stabilizuar parametrat, marjen e suplementit me hekur duhet ta vazhdosh deri 40-45 ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti