Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marramendje në shtatzëni

Pershendetje Dr Mimoza, jam ne muajin e 5te te shtatzanise, tri ditet e fundit kam shume marrje mendesh, shtypjen e kam mire bera nje kontrolle te gjinekologu gjithcka eshte ne rregull bebi eshte shume mire... analizat e gjakut i kam bere diku rreth tre jave me pare ishin mire si mendoni a eshte normale ne shtatzeni marrje mendsh apo eshte dicka serioze dhe me cka duhet te ushqehem me shume ne kete periudhe nuk kam shtuar asnje kile barku me eshte rritur pak? Te pershendes shumme.

Fijona Jona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fijona

Më vjen mirë që nuk ke problem me tensionin, prandaj të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas. Ky pozicion e lehtëson furnizimin me gjak të fetusit si dhe të lehtëson edhe ty në rritjen e oksigjenimit të organizmit.

Duke supozuar se je midis javëve 19-22 të shtatzënisë, shtimi ne peshë duhet të jetë nga 3900 deri në 4800 gram. Nëse nuk është ky shtim në peshë tregon se duhet të përmirësh rregjimin e ushqyerjes në sasi dhe cilësi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti