Rreth miomës
Vajza Ohrid
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Nëse fibromioma ëshë subseroze, atëherë ajo nuk e deformon kavitetin uterin dhe nuk përbën problem për bebin. Fibromioma edhe mund të rritet gjatë shtatzënisë, por nuk do të thotë që në këtë javë të vendoset për mënyrën e lindjes. Pas lindjes, fibromioma kthehet në përmasat e saj të mëparshme dhe ky është moment për të vendosur nëse duhet të hiqet apo të trajtohet me preparate.
Të uroj shtatëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresh ,,kam ber pyetjen edhe me heret por nuk hasa pergjigje ,un jam ne javen e 13 te shtatzanis,jam 26 vjeq,dhe pasi ngela shtatzen doktoresha verejti qe kam miom ne pjesen e poshtme te barkut,un jam shum e shqetesuar per kete ,mjekja tha qe do e ndjekim vazhdimisht por eshte ne pjese qe nuk i pengon femijes,poashtu shkova ne vizit edhe te nje gjinekolog tjeter ,poashtu me tha qe nuk i pengon aspak femijes,por qe eshte ne veq ne menyr cezariane me tha qe mund te lind,mua me shqeteson fakti se miomi rritet gjat shtatzanis dhe me von mund ti bej problem femijes ,,do doja dhe mendimin tuaj e nderuar ,,dhe ju falenderoj shum per mbeshtetjen qe po na jepni..