Sa janë shanset për shtatzëni?
Jeta ,,,,
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta
Edhe gjatë ushqyerjes me qumësh gjiri, mund të ndodhë një shtatzëni e padëshiruar për shkak të prishjes së kushte që konsiderojnë ushqyerjen me qumësh gjiri si metodë të kontracepsionit. Meqënëse të janë rikthyer menstruacionet, mundësia e fillimit të një shtatzënie është e madhe edhe për shkak të kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pa mbrojtura. Meqënëse gjakrrjedhja menstruale nuk të është paraqitur, bëj një test shtatzënie për të verifikuar gjendjen. Nëse testi rezulton negative, atëherë mjeku obstetër-gjinekolog duhet të bëjë disa analiza dhe ekzaminime për të gjetur shkakun e vonesës menstruale dhe për ta trajtuar atë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr e nderuar, une tani kam vajzen 6 muajshe theksoj see kam me gji, muajin qe kaloj i pata per here te pare menstruacionet pas lindjes, kete muaj ende nuk me kane ardhur, por me eshte fiksuar ne koke se mund te kem ngelur shtatzane sepse burri nuk eshte i sigurt se a ka ndodh dicka gjate marredhenieve? a ka shans te kem ngelur shtatzane edhe pse shansat e di se jane shume te vogla, shqetesohem sepse ne shtatzanine e kalur une kam ngel shtatzan me tentimin e pare. Ju pershendes shume.