Sa janë shanset për shtatzëni?
Jeta ,,,,
(14 vite më parë)
Pershendetje Arjeta,
Gjate kohes sa je duke e ushqyer vajzen me gji prodhohet nje hormon qe quhet prolaktine. Prolaktina e pengon ovulacionin dhe rrjedhimisht shtatzenia nuk eshte e mundur. Por, tash kur vajza jote eshte gjashte muajshe dhe kur ke filluar ta ushqesh me ushqime tjera e jo vetem me gji, eshte e mundur qe te ndodhe ovulacioni. Pra, ka gjasa qe te ndodhe shtatzenia, prandaj duhet te konsulohesh me gjinekologun tend per te perdorur nje metode kontraceptive.
Gjithe te mirat.
Pershendetje dr i nderuar, une tani kam vajzen 6 muajshe theksoj see kam me gji, muajin qe kaloj i pata per here te pare menstruacionet pas lindjes, kete muaj ende nuk me kane ardhur, por me eshte fiksuar ne koke se mund te kem ngelur shtatzane sepse burri nuk eshte i sigurt se a ka ndodh dicka gjate marredhenieve? a ka shans te kem ngelur shtatzane edhe pse shansat e di se jane shume te vogla, shqetesohem sepse ne shtatzanine e kalur une kam ngel shtatzan me tentimin e pare. Ju pershendes shume.