Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut

Jam ne javen e 29 dita e 3, sot tere diten kam pasur dhimje barku, pra kur marre fryme thelle kam therrje, dhimbje te barkut dhe kur jam ne kembe apo levizi pastaj perseri me kthehen dhimbjet, a mund qe keto dhimbje te jene problematike dhe cka mund te nderrmare? Me respekt.

Rodi Reshidi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rodi

Shumë shtatzëna ankohen se kanë dhembje në bark gjatë shtatzënisë. Edhe pse dhembjet e barkut nuk janë të rrezikshme gjatë shtatzënisë, këshillohet që të vizitoni mjekun nëse ndjeni dhembje. Në raste të caktuara, kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz, të cilin vetëm mjeku mund ta diagnostifikojë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti