Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me veshkë

Pershendetje dr. une kam dy gure ne veshke ne te dy anet nga nje nganjehere kur kam te ftofte ndjej dhimbje, desha ta di se a mund te kem probleme gjate shtatzanise dhe ne lindje nga guret, jam ne javen e 11+2. Faleminderit pres pergjigjejen.

Linna T.j (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Linna

Kontakto për të marrë këshilla nga mjeku urolog, pasi shtatzënia krijon mundësinë për të patur likide në organizëm, kështu që puna e veshkës bëhet më e madhe. Për të vlerësuar situatën që përshkruan, mjeku urolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshilla dhe trajtimin e duhur me qëllim që shtatzenia dhe lindja të shkoj sa më mirë.

Të uroj lindje të lehtë.

Linna T.j (14 vite më parë)
Shum faleminderit une jetoj ne zvicerr dhe mjeku urolog me ka rekomandu me pi uij shum dhe ne qdo rast te lajmrona tek ai,guret i kam njerin 4mm e tjetrin 5mm.Ndersa gjineokologeja me tha se ne analiza qdoher me del pak gjak ne urin her me shum e her me pak!!!shum faleminderit per pergjigjje...

/komuniteti