Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar

Doktoreshe, jam ne javen e 6te e 4 dite te shtatzanise edhe veten po e ndjej shume mire vetem qe me ka dale nje infeksion ne urine doktoresha me tha te pi caj uves po ashtu te bej edhe urino kulturen, por me eko tha shihemi me 24 janar, mua mu duke shume vone, frikesohem se po i ndodh dicka bebes e une nuk e di, sepse po lexoje gjithqka, cfare mendoni ju? Mund ta demtoje ky infeksion bebin?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Infeksionet urinare janë një ndër shkaktarët e ndryshimeve në ecurinë e shtatzënisë. Por në tremujorin e parë të saj nuk rekomandohet trajtimi me antibiotikë, prandaj rekomandohet përdorimi i sa më shumë lëngjeve. Edhe çaji që të kanë rekomanduar është efikas.

Në datën e përcaktuar për ekografi, mjekja do të përjashtoj mundësinë për ndryshime kromozomike tek bëbi, prandaj mos neglizho.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti