Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa spermatozoide duhet t'i ketë partneri për të arritur te fekondimi?

Kam nje pyetje per ju dr.Keta, megjithese e keni cekur se keni shume pyetje e madje s'mund te pergjigjeni. Nese burri im ka numer te vogel spermatozoidesh, dhe prej tyre ka te levizshem dhe normale ne strukture, psh, diku rreth 5 milion spermatozoide, a mund te ndodhe shtatzenia, pra nje spermatiozoid i shendoshe ta fekondoje qelizen veze ashtu 'me fat' apo 'rastesisht'?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Po të shkruaj më poshtë treguesit që konsiderojnë spermogramë normale:

Volumi 2-6 ml

Dëndësia 20-100 milion/ml

Morfologjia Më shumë se 60% normal

Ph 7.2-7.8

Lëvizshmëria 50-60% të lëvizëshme

Leukocitet Më pak se 1 milion/ml

Ngjyra Opake

Këto vlera i di mjeku androlog, prandaj bashkëshorti të kontaktoj një mjek me këtë specialitet dhe prej atij do të marrë trajtimin e nevojshëm nëse ekziston shpresa për të qënë i aftë për fekondim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti