Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për një shtatzëni të dytë

Pershendetje doktoresh, doja te dija rreth nje shtatezanie te dyte. Une jam 26 vjece dhe kam nje vajze 2 vjece ,shtatezanine e pare e kam patur pa probleme por kur kam rene shtatezane kam pire disa vitamina(nuk me kujtohet emri). Lindjen e kam bere me vakum. Tani po tentoj te beje nje femij te dyte po nuk po bie shtatezane. A ndikon lindja me vakum per shtatezanine e radhes?

Ina Ina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Lindja me “vakum”, nuk ndikon negativisht për shtatzëninë e rradhës. Por përpara se te tentosh për shtatzëni, bën mirë tëkontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog për këshillim parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat dhe fat.

/komuniteti