Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe periodat

Pershendetje Mund te di nese mund te jesh shtatzane dhe te te vine periodat? Ciklin normalisht e kam 26-28 dite, por kesaj here me erdhen sh me perpara dhe pa dhimbje dhe pa asnje gje dhe jo shume, dhe desha te di nese mund te jem shtazane se jam fryre shume. Muajin e pare me erdhen ne dt 27.11.2012 kurse kete muaj ne dt 22.12.2012 dhe skisha aspak dhimbje dhe dhe sme erdhen shume. kam probleme pak me ereta dhe marje mednsh dhe ndjehem sh e fryre. Mund te jem shtazane? apo thjesht eshte nje fiksimi i imi?

Afrodhiti G (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje

Cikël menstrual gjatë periudhës së shtatzënis nuk mund të kesh. Disa gra kanë gjakderdhje vaginale gjatë shtatzënisë. Disa madje raportojnë gjakderdhje të përhershme e cila ju duket si cikël menstrual i rregullt. Por gjakrrjedhja vaginale gjatë shtatzënisë nuk është po e njejta gjë sikurse cikli menstrual.

Për më shumë informacione, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun mëposhtë:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/a-mund-t-kem-cik-l-menstrual-gjat-shtatz-nis-

Gjithë të mirat.

/komuniteti