Dhimbje mesi dhe barku
Noa Noa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Erjona
Me ato që përshkruan sa më sipër, dhe pavarësisht se kur e ke vizitën e rradhës, të rekomandoj të kontaktosh mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë dhe t’ja shpjegosh ato që ndjesh dhe që je rrëzuar.
Uroj që të mos ketë ndodhur asgjë që mund ta vështërsoj ecurinë e shtatzënisë.
Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 32 po kam nja dy dite qe me dhemb mesi dhe barku sikur do me vij cikli. Ne keto momente kam dhe nje ndjesi sikur dikush me ka hedh duart ne fyt e mezi mbushem me fryme. Kam pothyajse gjate gjithe javes qe dhe bebin e kam ndier me rralle te levizi edhe pse jam mundu me nejt gjysmen e dites shtrire. A jane normale keto ne kete faze te shtatezanise? harrova tju thosha se dje jam rrezuar por nuk mu prek barku kam rene me gjunje dhe duar mos valle duhet me shku te doktori? ditet e fundit kam pas dhe luhatje tensioni me ka arrit 90-50 si dhe me vone 120-90 mos valle keto luhatje i bejne keq bebit?ju lutem kam shume nevoje per nje pergjigje tuajen.para 10 diteve kam qene te doktori dhe me tha qe gjerat jane normale dhe skisha rezik per lindje para kohe por keto te gjitha po me ndodhin qe pas vizites.vizitene e radhes e kam ne javen 34.kam shume frike doktoreshe mos e humbas beben time ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje ti kap gjerat ne kohe nese rrezikoj per ndonje gje.