Marrja e vitaminave për të ngelur shtatzënë
Nurije Sylaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nurije
Preparati që po përdor nuk ndihmon në mbejtjen shtatzënë, prandaj është e këshillueshme që asnjëherë nuk duhet të përdoren preparatet mjeksore pa rekomandimin e mjekut sepse mund të ndodhë që të merret preparati i gabuar i cili mund të shkaktoj dëme të pa riparueshme në shëndet.
Përpara se të tentosh për të filluar shtatzëni, të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog i cili do të bëjë këshillim parakoncepsional. Nëse çdo gjë është normale të ty dhe bashkëshorti, duhet të fillosh të konsumosh acid folik i cili ndihmon tubin neural të bebit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam 35 vjeqare. Ka 4 muaj qe jam bere bashke me burrin dhe kemi sigurisht marredhanje te rregullta. Sigurisht qe kam deshire te madhe per te ngelur shtatezane, kam filluar tashme muaji i trete te perdore vitamina (Pregnancare Conception) pa rekomandim te mjekut, nuk kam verejtur asnje ndryshim por sikur nuk po ndihem rehat nese jam duke bere gjene e duhur... do doja te me kshilloni te vazhdoj te marr keto vitamina apo ti ndaloj? Pres pergjegje nga ju, Ju faleminderit shume, Me respekt.