Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jem shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe flm per informacionet qe na jep e na qeteson. Prej 1 viti e 6 muaj po provoj per femijen e dyte dhe nuk po ndodh, kam bere te gjitha analizat si une edhe burri kemi dale shume mire, para tre muaj kam bere dhe nje operim per te pare tubat e falopit dhe ishte cdo gje ne rregull, por jam vertet shume e shqetesuar perse nuk po ndodh, kujtoj qe me femijen e pare nuk kam patur problem. Ciklin e fundit i kisha ne 22.11.2012 dhe akoma nuk me kane ardhur kam bere disa teste dhe te gjitha me kane dale negative, te lutem cfare me sugjeron se jam shume e stresuar?

Eva Eva (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eva

Nëse vonesa menstruale vazhdon përsëri, drejtohu tek mjeku obstetër-gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime. Meqë një herë ke lindur dhe meqënëse si ti ashtu edhe bashkëshorti nuk keni probleme në shëndetin riprodhues, nuk dyshoj për ndonjë problem të pa zgjidhshëm. Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti