Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

Pershendetje, ne fillim te muajit nentor kam kaluar nje abort spontan te cilin e perjetuam shume keq, pasi e deshironim kete bebe. Ky do ishte femija i dyte pasi kam edhe nje vajze 3 vjecare. Gjate kohes qe po humbisja beben kam patur hemorragji te konsiderueshme per rreth 3 jave ku java e dyte kishte edhe fluks me te madh. Bera te gjitha analizat e nevojshme pas abortit dhe dhe pervec Candida vaginalis (per te cilin mjeku me dha nje kure)nuk pata asnje problem tjeter. Ka kaluar me shume se nje muaj qe kur me eshte ndaluar hemorragjia dhe cikli akoma nuk me eshte kthyer. Do deshiroja te dija se pas sa kohesh mund te me kthehet cikli dhe a ka ndonji medikament qe ta pershpejtoje ate? pas sa kohes pasi tme jete kthyer cikli mund ta provoj serish te ngelem shtatzene? Faleminderit.

Il Ss (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Më vjen shumë keq për abortin që të ka ndodhur. Zakonisht cikli menstrual rikthehet rreth një muaj pas abortit, kur ai kryhet instrumental. Kur aborti është kryer me medikamente, cikli ç’rregullohet.

Është e rekomanduar, që shtatzënia pas një aborti të fillojë pas 6-të muaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti