Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e pandalura të bebit

E kam 1 pyetje jam ne javen e 34 edhe bebja ime leviz non stop pa ndal poshte me duket sikur me nge dicka teposhte deshta me dite a jam e hapur apo mos po lindi para kohe sepse mjeku me ka thene beba eshte me e zhvilluar se qe duhet? pres pergjigjen tende!

Nora Nora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Kërko nga mjeku të bëjë cervikometrinë, që do të thotë të matet qafa e mitrës me ekzaminim ekografik. Mjeku obstetër-gjinekolog do të interpretojë të dhënat e ekzaminimit dhe do të japë rekomandimet e nevojshme nëse do të jetë e nevojshme. Në javën që ndodhet shtatzënia, lëvizjet e bebit duhet të jenë rreth 90 çdo 12 orë dhe zbresin rreth 30-40 çdo 12 orë në javën e fundit të saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti