Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urinimi i shpeshtë dhe vonesa e ciklit

Pershendetje doktoreshe, Desha te dije se sa eshte perafersisht kohezgjatja mes urinimit gjate dites i cili eshte normal, sepse kohet e fundit me duket qe po urinoj shume shpesh dhe kam dhembje ne fund te barkut gjate urinim dhe gjithashtu edhe cikli me eshte vonuar nuk eshte qe kam bere plane per shtatzani po ndoshta edhe jam sepse une jam vetem e fejuar, poashtu nuk kam bere asnje teste shtatzanie edhe pse kan kaluar 5 dite nga data e cila qe eshte dasht te me vie cikli, me mendimin qe eshte ndonje çrregullim nga ndonje ftohje meq jemi edhe ne stinen e dimrit, ftohjet jane me te shpeshta. Ju kisha lute te me sugjeroni se qfar te beje. Ju falemnderit per pergjigjet qe po na i jepni.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për të verifikuar dyshimin për shtatzëni, bëj një beta HCG. Simptomat që ke vënë re gjatë urinimit, janë edhe shenja të ndonjë infeksioni të mundshmë në traktin urinar. Prandaj të rekomandoj të bësh analizë të urinës kompet për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni urinar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti