Rreth shtatzënisë
Klarisa Risa
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lona
Gjitha rezultatet që shkruan, tregojnë se ka një ndryshim të nivelit të hormoneve. Është pikërisht ky ndryshim, që ndikon në mosmbetjen shtatzënë. Drejtohu te mjeku endokrinolog që të rekomandojë trajtimin e nevojshëm. Vetëm pasi të jenë normalizuar parametrat e mësipërm, mund të kërkosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. ne korrik kam pasur nje abort, e tani nuk po mundem me ngel shtatzene, gjinekologja me tha te bej analisa gjaku dhe pervec te tjerave qe i kam brenda normave me kane dale: bazofilet 12.90 kurse normat jane (0.0-7.0), eusinofilet 0.73 x 10^3 uL (0.0-0.70). s-TSH 4,450 (0.200-3.000) e S-Prolaktina 1153 (70-450) te lutem a mund te me shpjegosh se ca do te thote kjo? dhe cfare ndikimi kane ne mos mbetjen shtatzene, pasi une ne keto muaj e kam ndjekur periudhen e ovolucionit sipas kalkulatorit te beba ime, ciklin e kam te rregullt 28 ditesh e perseri nuk ka ndodh shtatzania.