javë pas jave
Përshëndetje Keti
Periudha deri 45 ditë pas lindjes normale quhet periudha puerperale ose periudha e lehonisë. Gjatë kësaj periudhe çdo organ pëson ndryshime rikthyese që variojnë nga më të lehtat deri tek më të theksuarat. Puerperiumi është i rëndësishëm, pasi pacientja e merr veten nga aktiviteti i lindjes që e ka lodhur organizmin. Gjatë kësaj periudhe vazhdon ushqyerja me gji e fëmijës dhe me ndihmën e mjekut, mendohet dhe vendoset metoda e përshtatshme e kontracepsionit. Cikli menstrual menaxhohet tek një grua që ushqen fëmijën me gji. Gjidhënia e plotë mbron deri në 98% nga shtatzënia e padëshëruar deri në 6-të muaj pas lindjes. Prandaj, nëse e ushqeni fëmijën me gji gjatë gjithë kohës pa as një ushqim tjetër suplemetar, mungesa e menstruacioneve është normale.
Nëqoftëse ju janë kthyer qoftë edhe një herë menstruacionet dhe nuk ju kanë ardhur më, atëherë mendohet se tek ju po ndodh ovulacion i hershëm. Zgjedhja dhe përdorimi i kontracepsionit është normale, nëse nuk jeni aktualisht shtatzënë.
Gjithë të mirat.


I nderuar dr kam nje pyetje per ju!kam pasur lindje normale pas lindjes kam pasur 2 muaj gjakederdhje isha ne kontroll dhe ishte qdo gje ne rregull.tash kam 5 muaj qe kam lindur dhe para dy dite kisha ndjenjen sikur me vinin menstruacionet por me erdhi vetem nje pike gjaku.a eshte normale kjo a mos ndoshta kam mbetur prap shtatezen.jemi mbrojur ne menyr natyrale po kam frig se djali shume i vogel.nese mundeni te me ndihmoni do ju falemnderoja shume.