Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikojnë zhurmat në zhvillimin e fëmijës në javën e 19 të shtatzënisë?

Pershendetje doktoreshe! Ju lutem mund te me thoni meqenese jemi ne atmosfere festash dhe mund te frekuentojme vende me muzike te larte, a ndikon kjo negativisht te femija? une jam ne javen e 19 te shtatzanise. Faleminderit.

Armelinda Linda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Armelinda

Muzika e lartë e shqetëson bebin, prandaj kjo duhet evituar me patjetër. Lëvizjet e tepërta dhe jo të zakonshme e tregojnë këtë. Nëse nëse ndodh kështu edhe në raste të tjera, bën mirë të largohesh nga një ambjent i shumë shurmshëm. Meloditë e qeta e dhe me muzikë klasike e kënaqin shumë bebin gjatë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti