Cikli pas lindjes
Arlina Eli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arlina
Zakonisht, rigjenerimi i organeve riprodhuese bëhet pas 40-45 ditëve pas lindjes dhe kjo periudhe shoqërohet edhe me gjakrrjedhje të lehtë. Ajo që përshkruan është mëse normale, dhe gjakrrjedha e dytë që ke vërejtur, mendoj se ka të bëjë me gjakrrjedhjen menstruale. Kjo do të thotë se organizmi është përgatitur për shtatzënitë e mundshme. Për të evituar shtatzëninë e padëshiruar, duhet të përdorësh metoda kontracepsioni alternative, pasi ushqyerja me qumësht gjiri si metodë kontracepsioni nuk ka funksionuar, mbase për shkak të mos ushqyerjes në mënyrë korrkete me qumësht gjiri të fëmijës.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e dashur desha te pyes une kam lind qe 8 jave po mas lindjes kam pasur menstruacione 5 jave tani nje jave me jane ndal tani pata kontrolle mire me tha gjinekologu po mas andej me erdhen apet qe nje jave i kam a eshte kjo normale apo cka djalin e kam ne gji? flm per pergjegje. Urime festat.