Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje jam shtatzane ne javen e 27-te dhe tani kam fillu ti ndi levizjet e bebit me shume sot kam pas shume levizje interesante shume te forta sa qe me lekundej edhe stomaku nga levizjet e bebit dhe jam frikesu shume se nuk e dija se qka po ndodh eshte shtatzania ime e pare a mund te me thoni diqka rreth kesaj.

Antigona Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona

Besoj se çdo gjë është normale në ecurinë e shtatzënisë tënde, paçka se ti nuk i ndjerë apo vlerësuar lëvizjet e bebit të cilat mund dhe duhet të jënë shfaqur rreth javës së 22-të të shtatzënisë. megjithatë, të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë dhe rrahjet e zemrës fetale.

Të uroj të kesh një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti