Djegje mbas urinimit në shtatzëni
Manjola Meta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Nëse djegia vaginale vazhdon pas urinimit, tregon se diçka nuk shkon mirë në sistemin renal (veshka e deri në urinim). Prandaj të këshilloj që ti përsëritësh analizat në një laborator tjetër, dhe rezultatet tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë ose tregoja një mjeku tjetër obstetër-gjinekolog. Nëse përsëri analizat tregojnë se çdo gjë është normale në sistemin renal, të rekomandoj që të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni të mundshëm vaginal.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendeteje doktoresh te uroj nje vit me gezim e lumturi.jame ne javen 13 te shtatezanis dhe para se te mbesja shtatezane kame pas djegeje ne vagin jo kur urinoj por mbas disa minutash,kame mare kure kam qene mir po rrall e kam pas kete shqetesim,para nje jave ibera analizat komplet urines doktori me tha qe jane mire,nuk edi ca eshte infeksion apo jo.gjate dies nuk e kame kete shqetesim por vetem ne mengjesjame keshu te lutem me thuaj ndonje keshill po per bebin a duhet te jem ne merak.