A është e mundur të jem shtatzënë?
Ana Laura
(14 vite më parë)
Përshëndetje Laura
Shenjat që përshkruan edhe mund të jenë shenja shtatzënie. Vetëm me test shtatzënie apo me testin beta HCG apo me ekzaminim ekografik, mund të thuhet se shtatzënia ka filluar apo jo.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza, faleminderit per kohen qe na vini ne dispozicjon. Desha tju pyes cikli im eshte 25 ditesh por kete muaj kam vonese te cilkit dhe barkun e ndjej te renduar, kam dhe dhimbje barku dhe te mesi, qe jane te ngjashme me dhimbjet e periodave, a jane shenje shtatzanie kur shoqerohen dhe me vones te ciklit shtatzania ime e pare nuk shoqerohej as me te vjella as me shenja te tjera sic thone shumica e grave shtatzena, por ngaqe kam vonese te cilklit kam frike se mos kam ngelur shtatzene? ju lutem me ktheni nji pergjigje.