Tërheqje në kërthizë
Adea Adea
(14 vite më parë)
Përshëndetje Daniela
Shumë mirë që lëvizjet e bebit i ke ndjerë normalisht.
Mundohu që kur të shtrihesh, apo edhe kur të shtrihesh për të fjetur, të mos rëndosh mbi bark shtatzënë. Besoj se asgjë nuk ka për tu shqetësuar me atë që tregon, por të bësh një kontroll te mjeku obstetër-gjinekolog për të vërtetuar se çdo gjë shkon mirë, është mëse normale.
Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje! Une jam ne javen e 35+3 te shtatzanise, dhe mbreme gjate nates kam ndier si terheqje ne kerthize, dhe kur cohem shoh sikur ana e majte anash kerthizes ishte e futur brenda, u dukte sikur bebi ma kishte terheq ate pjese nga brenda... por mbas 10 min u kthye gjithcka normal... Nuk e di sa jam shpjeguar, por ne fakt u bera merak se cfare mund te jete? Beben vazhdoj ta ndjej te levize si normalisht. Kalofshi mire.