Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kërthiza rreth qafës

Pershendetje, jam ne javen e 34, ne viziten qe kisha para 3 dite doktori me tha se beba ka kerthizen rreth qafes, bera nje CTG ishe aty rreth 140-150 rrahjet e zemres, me intereson ta di a duhet lindja patjeter te behet me operacion ne keto raste, une se kam problem fare operacionin, po me intereson shume te di se ju cka me rekomandoni lindje me operacion edhe a mundem me realizu lindje posa te hy ne muajin a 9 apo duhet te pres? Pres me padurim pergjigjjen tuaj. Me respekt Lira.

Lira Xh (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lira

Ndodh që bebet, rrotullohen aq shumë sa rreth qafës së tyre mbështillet kordoni umbelikal (kordoni i kërthizës). Nuk ka problem, përderisa bebi qëndron në mitër. E gjithë çështja, qëndron gjatë proçesit të lindjes.

Unë të rekomandoj që të ndjekësh dhe zbatosh këshillat e gjinekologut edhe për mënyrën se si do të lindësh. Të jesh e sigurtë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në rastet kur kordoni umbelikal është i mbështjellë rreth qafës së bebit, lindja me prerje cezariane është mënyra më e sigurtë për jetën e bebit që po vjen në jetë.

Unë të uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Kl&kl . (14 vite më parë)
Lira xh nuk eshte problem kerthiza rreth qafes mua para 23 viteve me ka lind nena ime ne kerthiz rreth qafe edhe ate ne shtepi see.kishte shkur ne Spital per te me lindur para 23 viteve nuk kan qene keto aparate si tash dhe i kan thene nenes time se duhet te shkonte ne Beograd per ta kryer lindjen se fmija eshte ne te meta.nena ime ka kembengulur qe nuk dua te shkoj dhe kam ndjenjen se do te lindi nje bebe normale.krhehet ne shtepi e kapin dhimbjet e lindjes dhe me ka lindur ne mes te shtepis dhe fal Zotit nuk kam asnje te met,vetem se kam lindur pak me pesh me te ulet.
Lira Xh (14 vite më parë)
Faleminderit shume, me keshillat e tuja na ndihmon jashzakonishte shume doktoresh ....do te jemi falenderuse qdo here .

/komuniteti