Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Formimi i qeses dhe mosdallimi i embrionit

Pershendetje Doktoresh ....une me 30nentor dhe me 01 dhjetor kam be testin me ka dal pozitiv,shkova ten mjku me tha asgje nuk vrehete.... Une me 14 dhjetor kam qen ne kontroll mjeku me tha se vetem qesja eshte formu ndersa embrioni apo fetusi nuk vrehet isha 5 jav +2....Me dha hapa Utrogestan,Gravid dhe aspirin 75 mg dhe 3 inekcione cdo 3-ten dit...Mbrem shkova ne kontroll me tha qe edne nuk vrehet asgjeisha 7 jav....Dr me tha shum jam ka tutna mos duhet me hy ne pastrim po me tha prit edhe 10 dit dhe eja prap ne kontroll te shikojm mos vrehet embrioni mbas 10 dite....Ju lutem me tregoni cfar po ndodh jam shum ne sres,mendjen vetem aty e kam ....Gjith te mirat per ju ....

Ani Jani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Me sa përshkruan, jam e prirur të them se shtatzënia ka filluar dhe është normale. Mjeku nuk e ka vërejt embrionin (dyshoj/mendoj), se ekzaminimim ekografik nuk e ka bërë me sondë vaginale por sondë abdominale (nga barku). Largoje stresin dhe të uroj që kur të shkon në vizitën e rradhës që të ka caktuar mjeku, të marrësh përgjigjen e plotë se shtatzënia është aty dhe është normale.

Të uroj me gjithë zemër.

/komuniteti