Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shkaku i abortit

Pershendetje doktoresha para 10 ditesh kam patur nje abort ne javen e 7 te shtatanis mjeku gjinekolog nuk e dallonte embrionin vetem dhomzen e tij ndekohe qe une nuk kisha as dhimbje as hemoragji cfar shkaku mund te jete dhe cfar analiza me rekumandoni te bej? faleminderit pres me padurim pergjigjen tuaj.

Matilda Vlore (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Matilda

Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Analizat që rekomandohen mund të jenë; analiza që tregojnë gjëndjen shëndetsore të fëmrës për të përjashtuar patologjitë sistemike që janë një nga shkaqet e aborteve, analiza gjenetike që të përjashtuar shkaqet gjenetike, disa analiza të rëndësishme të hormonëve për të përjashtuar shkaqet endokrine, analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe urinës gjithashtu edhe TORCH-in për të përjashtuar faktorët infeksiozë, HSG për të përjashtuar anomalitë uterinë dhe spermograma.

Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.

Të uroj gjithë të mirat.

Hida H B (14 vite më parë)
Dr. Nuk e sheh pyetjen tende ketu
Hida H B (14 vite më parë)
Aldesa shko moter te mjeku se gjakderdhja nuk eshte normale ne shtazeni
Aldesa (14 vite më parë)
Mjeku me ka thene qe jam shtazen kam dy lindje me operacion femja i par ka 3 vjeq dhe tjerti 1 vjeq me ka thene se mitra ime eshte e lenduar dhe nuk ka qen mir per mua qe te kem shtatzeni kaq te shpeshta jam 20 vjeqare dhe jam ne javen e 10 te shtatzanis por ka qe 4 dit kam mostracione ne fillim kam pasur gjakderdhje pak te madh dhe me von vetem si copeza te zeza dhe dhembje barku a mund te jet abort apo ndonje gje tjeter pres pergjigjejen tende shpejtt

/komuniteti