Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku pas marrëdhënieve

Une para 2 muajve kom pas abort deri tash jom kan mire po tash qe dy here kur po kom marredhenie po me dhemb barku shume, heren e fundit mbrame kom pas marredhenie po shume, tani kom pas dhimbje e sot hala barku o ka me dhemb, cka mundem me pas?

Malsor Melisa Masar (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Përsa shkruan, dyshoj për praninë e një infeksioni i cili mund të ketë kapur pjesën e sipërme të aparatit ripodhues. Për këtë arsye, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale e cila do të vlerësoj shkaktarin dhe antibiograma do të tregoj medikamentin më të përshtatshëm për mjekim. Edhe vizita gjinekologjike është shumë e rëndësishme. Mos neglizho.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti