Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtyerja e terminit të lindjes

Pershendetje deshta mu informu terminin e lindjes e kom pas me 31 dhjetor 2012 faktikisht tani jam ne javen e 41 sa kohe eshte normal me u shty termini i lindjes edhe cfare shenja mundem me i pas kur afrohen ditet e lindjes? Ju lutem me ndihmoni ju pershendes.

Dafina Mulaku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dafina

Shtyrja e datës së parashikuar të lindjes edhe deri në dy javë konsiderohet normale, pavarësisht se kërkohet rritja e kujdesit mjeksor.

Për të mësuar proçedurën që ndiqet për lindjet përtej datës së parashikuar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti