Shfaqja e qimeve
Amarda Cela
(14 vite më parë)
Përshëndetje Amarda
Nuk ka asnjë lidhje shtimi i pilozitetit/qimeve me raportet seksuale e aq më tepër qëndrimi pranë partnerit qoftë edhe duke fjetur me të.
Nëse ke vërejtur se piloziteti ëstë shtuar dhe bërë i dukshëm në fytyrë apo edhe në vendet e tjera të trupit, të rekomandoj të bësh një konsultë me mjekun endokrinolog. Ai do të rekomandojë të bësh analiza specifike të hormonale si dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve. Duke u bazuar në rezultatet e këtyre analizave mjeku specialist, endokrinologu, do rekomandojë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Nuk kam kryer asnjehere marredhenie seksuale por disa here i kam rezistuar tundimit pas fjetjes me partnerin, kam verejtur qe pas kesaj me jane shfaqur me shume qime ne vende te ndryshme te trupit dhe fytyres. A ndikon kjo ne shfaqjen e tyre?