Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet e lindjes

Pershendetje, kam pasur lindjen e pare me operacion ndersa kete te 2 me kane thene qe mund te lind vete sepse femija eshte ne pozicioninin e duhur. Jam ne muajin e 9, edhe do doja te dija per shenjat kur afron lindja se kam frike ngaqe e kam per here te pare te lind vete. Duhet te pres te me dalin ujerat? Ju lutem me ktheni pergjigje se jam ne ditet per te lindur. Respekte.

Elona Marku (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.

Të uroj një bebe të shëndetshme.

/komuniteti