Shtatzënia e parë
Melisa Murati
(14 vite më parë)
Përshëndetje Melisa
Vitamina tifol, është acid folik dhe rekomandohet për të mbrojtur tubin neural të bebit. Konsumi i tij duhet të filloj deri tre muaj pëpara shtatzënisë dhe duhet të vazhdoj deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Ndërsa bedoxin është vitamin B6 dhe rekomandohet të përdoret për të kontrolluar të vjellat.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh isha te mjeku dhe ma konfirmoj shtatezanin jam 5 jav e 6 dite. dhe mjeku me dha vitamina Tifol dhe Bedoxin, a jana barnat e duhur qe i pi ne keto jav ju falimininderit ju lutem me ktheni pergjigje?