Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i amplicilinës

Pershendetje. Une jam ne javen e 23 te shtatezanis se pas nje kontrolle normale doktori me tha ta beja shtrisen edhe pse une skisha ndonje problem. Pas berjes se analizes me doli rezultati Enterococcus, candida albicans. Si rezultat te ketyre doktori me shkrujti amplicilin caps 500 mg she canadten vag. Une po jam shume e dyshimt per marrjen e amplicilines pasi qe po frikesohem se mund te mi bej dem bebes por edhe mua pasi qe nuk e di se a jam alergjike ne to. Te lutem cfare me sygjeroni ju?

Linda Hasani (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Linda

Përdorimi i antibiotikëve të tipit të ampicilinës në këtë moshë të shtatzënisë, është i lejuar dhe nuk njihen efekte anësore te fetusi. Dozimi i tyre bëhet në bazë të miligramëve që përmban preparati, prandaj duhet ti përdorësh sipas këshillës së mjekut që të ndjek dhe njeh ecurinë e shtatzënisë. Duhet të dish që disa infeksione, midis tyre edhe infeksionet urinare nëse nuk mjekohen ashtu si duhet, prishin ecurinë normale të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti