Infeksioni enterococus
Ana Z
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Enterokoku është pjesë normale e zorrëve të njeriut, por në rastet e veçanta ato kalojnë në vaginë duke u bërë shkaktar të infeksioneve vaginale dhe urinare. Infeksioni vaginal nga enterokoku, midis të tjerave përsëritet rëndomtë si rezultat i mënyrës së larjes së organeve gjenitale, gjatë kalimit të dorës gjatë larjes nga anusi për në vaginë apo edhe nga seksi i përzjerrë anal dhe vaginal.
Trajtimi me antibiotikë duhet të bëhet sipas antibiogramës, e cila rekomandoj antibiotikun më të efekshëm kundrej këtij infeksioni. Trajtimi i partnerit nuk është i domosdoshëm, nëqoftëse nuk ka rrjedhje uretrale.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktor. Une jam ne javen e 23-te te shtatezanise dhe deri me tani nuk kam pasur probleme me shtatezani. Por para nje muaji kur bera strishen vaginale me doli infeksioni enterococus. Mjeku me tha te pija amoksiklav dhe te perdore poligynax. I perdora 1 jave dhe kur bera prap strishon me doli prap enterococus. A eshte bakterie e rrezikshme kjo per bebin dhe a duhet prap te pij antibiotika? Sepse jam ne dileme se a me shume mund ta demtoje antibiotiku bebin apo infeksioni. Gjithe te mirat ana.