Tensioni i lartë në shtatzëni
Njomza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Njomza.
Në asnjë mënyrë, nuk duhet lejuar tensioni i lartë në shtatzëni. Përdorimi i medikamenteve që të ka rekomanduar mjeku për të trajtuar tensioni, nuk dëmtojnë fetusin. Shtatzëninë dhe fetusin e dëmton prania e tensionit të lartë.
Uroj ecuri të mbarë të shtatzënisë.
Pershendetje doktoreshe jam shtatzane ne javen e 15 po kam problem me tension te larte kam qene te mjeku dhe me ka dhene me perdor methyldopa 250 mg magnesium dhe vitaminat gravid po mu po me interesen a eshte me mire me perdor barnat kur tensionit te larte se tash kur po i perdor jam shume ma mire se ka pas shume dhembje koke a i bejne deme bebes dicka keto methyldopat qe jam tu i perdor apo eshe me mire qe i perdori, beba nihere eshte shume mire duke u zhvillu, te pershendes pres nje keshille edhe prej teje.