Therrje në vaginë
Majlinda Shabani Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Majlinda
Nëse mjekja ka konstatuar me vizitë gjinekologjike se nuk ke problem me ecurinë e shtatzënisë, nuk ka vend për shqetësim. Për të qënë më e sigurtë, bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe desha te pyes per ca therrje qe i kam nganjehere ne vagine, tetheksoj qe jam ne javen e tete te shtatzanise dhe kontrollen e e kam bere para tri dite me tha qe jam mire dhe nuk kam ndonje problem, a jane normale keto therrje? Tung.