Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetesim

Pershendetje! Kam nje shqetesim, dhe per kete doja tju pyesja. Para disa kohesh nje vit, kam ndjere nje sembim ne anen e majte te barkut, pastaj me kaloi dhe tani po e ndjej perseri, ndonjehere ndjej si mpirje te kembes se majte, Ju lutem nese mundeni te me thoni se cfare mund te jete, eshte problem gjinekolog apo kam dicka ne zoren e trashe, ku te drejtohem? Ju faleminderit

Rida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jorida.

Po të rekomandoj ta fillosh me një vizitë gjinekologjike. Pas këshillës së mjekut mundet të ekzaminohesh edhe ekografikisht.

Nëse ke problem të herë pas herëshëm me konstipacionin/kapsllëkun, duhet të drejtohet tek mjeku i zorrës së trashë, proktologu, sepse këto shenja mund t’i japë edhe koliti.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti