Cikli pas abortit spontan!
Hana Pr
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Nuk dyshoj për diçka jo normale në sistemin tënd riprodhues, pasi ajo që shpjegon është mëse e natyrshme. Për të qënë e sigurtë, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe Mimoza, me dt 7 dhjetor 2012 kisha abort spontan ne javen e 6 te shtatzanise. Gjakderdhja kishte filluar tri dite me pare dmth me dt 4 dhjetor 2012 e pas tri ditesh ndodhi aborti. Gjithmone kam pasur cikel te rregullt prej 28 ditesh. Me daten 2 janar 2013 u lajmerua sekrecion i kafte ne gjurme i cili vazhdoi edhe per dy dite e pastaj me nuk pati gjakderdhje. Cfare eshte ne pyetje? pse nuk pata gjakderdhje normale edhepse ishte koha? Jam e shqetesuar shume, ngase une kisha edhe nje abort me heret ne muajin Mars 2012 e pas 28 ditesh cikli ishte me gjakderdhje normale pa kurfare problemi. Pres pergjigje nga ju. ju falemnderit paraprakisht,