Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngërçet dhe thartira gjatë shtatzënisë

E dashur doktoreshe, kam shume ngerçe perfundi barkut, edhe gjate marredhenieve, dhe kam shume thartire, a mund te perdori ndonje medikament dhe jam ne javen e 28 te shtatzenise... Faleminderit.

Ilire (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilire.

Rritja e kohëzgjatjes së zbrazjes së stomakut në shtatzëni, shkakton urth apo djegie (thartirë) por edhe shtrëngesa në zonën epigastrike. Përdorimi i preparateve antiacid, e lehtëson këtë ndjesi dhe mendoj se edhe për ty do ketë të njëjtin efekt.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

Raportet seksuale gjatë shtatzënisë, mirë është të bëhen kur partnerët e ndjenë veten komod. Në të kundër, të rekomadoj që t’i evitosh këto raporte për një periudhe kohe. Nëse dhëmëbja do jetë e pranishme përsëri gjatë seksit, atëherë drejtohu tek gjinekologu, sepse një infeksion i pa trajtuar mund të japë dhëmbje gjatë raportit seksual.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti