Marrëdhënia e parë
Sara Kelmendi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adea
Mirë është që para aktit seksual, d.m.th. përpara penetrimit të organit mashkullor në organin femëror, të bëhen lodra dashurie duke u puthur dhe përkëdhelur në zonat e ndjeshme të trupit duke përfshirë dhe organet seksuale. Kjo do të pregatisë organet seksuale për të kryer aktin në mënyrë të qetë, sidomos tek femra, kënaqësia/emocionet e dashurisë hapin vaginën dhe gjendrat e Bartolinit lëshojnë një sekrecion lubrifikues për të ndihmuar penetrimin e organit mashkullor.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktor, Ju kam shkruar edhe me pare dhe ju falenderoj edhe nje here per pergjigje. Ju kam shkruar per probleme ne lidhje me marredheniet per here te pare. Mirepo ende po kam probleme sepse nuk mund te duroj penetrimin brenda meje, dhembjet jane shume te medha. Me duket se nuk hapem fare por nuk e kuptoj perse. Kam provuar edhe lubrifikant por nuk ka pasur ndonje ndikim. Kam lexuar shume qe problemi mund te jete tek stresi. Ju lutem me jepni mendimin tuaj se cfare mund te jete shkaku. Faleminderit shume.