Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i utrogestanit

Pershendetje. Une jam ne javen e 23-te te shtatzenise dhe pas kontrollit te fundit mjeku me dha te perdore utrogestan tablete 100 mg (2x1). A eshte e preferueshme perdorimi ne kete faze te utrogestanit pasi qe ne pershkrim sugjerohet me shume ne trimestrin e pare. Faleminderit!

Meri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri.

Utrogestani përmban progesteron, dhe përdoret me efektivitet në tremmujorin e parë të shtatzënisë. Vërehet se progesteroni i përdorur edhe në mosha më të mëdha të shtatzënisë, qetëson kontraksionet uterine. Edhe unë mendoj se përdorimi i tij në moshën e shtatzënisë që tregon, nuk ka efekte negative por vetëm efekte pozitive.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti