Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i kaluar

Pershendetje, jam ne muajin e nente, kam dhimbje shume shume ne vete jam qene ne kontrolle qe 5 dite me ka thene qe jam qel 3 gishta edhe me kane thene qe keto 2 dite kam me lind, ama mua me kaluan qe 5 dite edhe nuk kam lind veq dhimbje shpine kam edhe ne vete poshte a mundesh me me tregu se edhe sa mundet me shku e mos me lind edhe sa kohe te lutem me kthe pergjigjen.

Lajana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Dita e lindjes, përllogaritet e përafërt, dhe asnjëherë ajo nuk parashikohet e saktë. Edhe moment i lindjes nuk mund të vlerësohet me saktësi, por me përafërsi sipas tre shenajve të njohura si shenjat e lindjes. Prandaj besoj se mjeku nuk ka gabuar, edhe pse lindja po zgjat.

Mirë do jetë që lindja të mos kaloj 7-të ditë nga 280-të ditëshi i shtatzënisë, megjithëse ka patur raste që lindja ka ndodhur edhe 14 ditë pas ditës së 280-të. Në këto raste, mjeku merr masa dhe stimulon proçesin e lindjes.

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë.

/komuniteti