Si copa gjaku nga hundet
Guri Sefa
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Të rekomandoj konsultë me mjekun otorino-laringolog. Kontrolli i presionit të gjakut, analiza e gjakut për kohë hemorragji dhe kohë koagulimi do të jenë ekzaminimet bazë për të vlerësuar shkakun e gjakrrjedhjes nga hundët. Neglizhimi i situatës, është me pasoja për ecurinë e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Une jam shtatzane ne javen e 30 dhe kam 5 qe me del gjak nga hundet jo gjate gjithe kohes por here pas here kur i fryej hundet si copa gjaku por sot kur u ngrita nga gjumi me i ku me shume. Eshte dicka per tu shqetesuar apo duhet ti drejtohem mjekut dhe nese po ku te drejtohem? Faliminderirt qe gjen kohe te me pergjigjesh, kalofsh mire dhe nje vit te mbare.