Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim menstrual

Ciklin menstrual e kam pasur para 17 dite tash prape me jane lajmeruar, kjo nuk me ka ndodhur asnjehere, kam 2 femije me i vogli 9 muajsh. Perpos kesaj kam edhe kokedhimbje, ndersa gjakderdhja eshte normale, a mund te me ndimoni ku eshte problemi? Barna mjekesore nuk jam duke perdorur. Çfare te bej? Flm paraprakisht, Pune te mbare, Vjosa.

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa.

Për gjakrrjedhje jashte ciklit menstrual, duhet të drejtohesh menjëherë për vizitë tek mjeku gjinekolog. Ekzaminimi për të vlerësuar qafën e mirës dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe kavitetin uterin, është i domosdoshëm.

Uroj që shqetësimi të jetë pa problem të rëndësishëm.

/komuniteti