Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendeje doktoresha Mimoza, faleminderit per punen e palodhshme. Dr.Mimoza, kam nje pytje dhe ju lutemi me pergjigjeni nese keni mundesi, se edhe pa kesaj here ju kam shkruar por nuk kam marr pergjigjje, nuk e di ndoshta ka pasur ndonje gabim gjat pytjes. Jam ne javen e 5 te shtatzanis, dhe jam alorgjike ne acidin folik, kur kam filluar te perdori me dalin disa shenja te kafta ne trup, dhe gjinokologia ime me preferoi ta nderprej, dhe nuk me dha ndodnje tablet tjeter, por me tha te ha ushqim qe permban acid folik. Pytja ime eshte ne qka mund te konsomoj , cilat perime ose pem permbajn acid folik ( me perjashtim te brokolit) sepse brokolin nuk mund ta konsumoj sepse me vjen te vjell. Ju lutem a ka mundesi qka mund te ha ne dite per ta konsumuar at sasin e parapar pre 4,5 mg acid folik. Ju lutem se me shpejt qe te mundeni tme ktheni pergjigjjen, sepse jam e shqetsuar mos po i bej dem bebit ngase nuk di qka te konsomoj ose qfar sasie. Ju faleminderit gjitha te mirat per ju .

Vali Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Acidi folik është i pranishëm në veshka dhe mëlçi. Si folate gjendet në perimet me gjethe jeshile si marule, spinaq, brokoli në bishtajoret dhe vezë. Prania e acidit folik është e ulët në fruta dhe qumësht, por edhe ato janë produkte që kanë acid folik. Pjesa e acidit folik (rreth 50% ose edhe më shumë) mund të humbasë gjatë gatimit sidomos gjatë ndryshimit të temperaturës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti