Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e kokës gjatë shtatzënisë

Pershendetje... jam ne javen e 6 te shtatzenis , pata vizite dhe gjinekologja konstatoi se fale zotit fillimi eshte i mire. Por une kam nje shqetesim qe fatkeqsisht nuk e diskutova ne vizite, gjithmone kam pasur dhimbje koke, nese nuk perdorja solidamor dhimbja e kokes desh me çmendte, frikesohem se po te ndodh te kem dhimbje si mund ta evitoj ndryshe nese jo duke perdor solidamor ose diçka te ngjashme, sepse nuk mund te duroj e aq ma pak nuk ndalon dot. Çfare zgjidhje me preferoni me kusht qe beba te mos demtohet asesi? Ju faleminderit!

Tida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tida.

Preparatin që ke përdorur për dhëmbjen e kokës mund të përdorësh edhe gjatë shtatzënisë, nëse dhëmbja e kokës do të përsëritet. Kujdes, çdo vendim duhet të mirret me aprovimin e mjekut që ndjek shtatzëninë.

Të këshilloj Tida, që pas lindjes të gjesh shkakun e dhëmbjes së kokës. Nuk është normale që të kalosh jetën me dhëmbje koke.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti