Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezët e bardha

Pershendetje doktoresh... Shpresoj qe te me pergjigjeni per shqetesimin qe e kam ...jam ne javen40+2 dhe sot isha ne kontroll ku ne proven e urines me dule nje infekcion äggvita(suedisht =vezet e bardha)jetoj ne suedi ... Gjuhen nuk pe njoh e nuk kam njohuri a mundeni me me dhen pak sqarime Qka eshte cili eshte reziku e si te veproj.... Mirembeteshit

Nita Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Duke u munduar të të kuptoj se çfarë të ka thënë mjekja, dyshoj se bëhet fjalë për analizën e urinës, ku ka dalë me shenja albumin. Meqënëse je në fund të shtatzënisë, duhet të ndiqesh për gjëndjen e bebit i cili mund të ketë nevojë të dalë sa më shpejt nga kaviteti uterin. Këtë e vendos mjeku që ndjek shtatzëninë, pasi të ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme si; ekografinë, kardiotokografinë etj, të cilat do ta ndihmojnë për të vlerësuar situatën.

Të uroj lindje të mbarë, si dhe të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti