Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Komplikimet e hershme

Ne javen e peste te shtatzenise kam pas gjakderdhje dhe mjeku me ka preferuar me pushu edhe kam perdor utrogeston tableta e injeksione progesteron, me eshte ndal gjakderdhja, por ne viziten tjeter mjeku me ka thene qe kam pas binjake, njera bebe ka deshtu ndersa tjetra eshte duke u zhvilluar mire. Jam ne javen e 35 te shtatzenise, beba ka vetem 2.100 gr, jam bere merak se pesha eshte e vogel pak. A ka mundesi qe pasi kam pas komplikime nuk ka fitu beba peshen e duhur. Te pershendes shume dhe te uroj suksese ne jete qe gjen kohe dhe na pergjigjesh, faleminderit shume.

Arta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/shtatzania-me-binjake/problemet-tek-shtatzanite-me-binjake

Mund të rreshtohen shumë arsye, përse bebi nuk ka marrë një peshë normale. Besoj që për periudhën e mbetur deri në lindje, bebi të marrë peshë mbi 2500 gram, duke rritur cilësinë dhe sasinë e ushqimit që ti konsumon.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti